75 Mall Live Search
15:11 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / G T

Toni Kroos: Po të isha në tenis, s’do të pensionohesha!

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos u pensionua nga sporti i futbollit menjëherë pas Euro 2024.

Gjatë një interviste me tenistin e njohur gjerman, Aleksandr Zverev, Kroos tha se po të ishte në tenis s’do të pensionohej në këtë moshë, shkruan Indeksonline

Ai poashtu shtoi se gjatë muajit gusht për herë të parë shkoi në pushime me familje, kjo për shkak se në futboll s’ka fare pushim.

“Kam luajtur badminton para futbollit. Nëna ime ishte një kampione e RDGJ-së. Kështu që shpejt u futa edhe në sportin e tenisit. Thonë se isha një majtak i keq. Nëse do isha në tenis, s’do të pensionohesha.

“Ju jeni ulur këtu me mua në një podcast, këtë s’do mund ta bënit në sportet ekipore. Ju vendosni ta merrni gruan tuaj dhe fëmijët në një turne. Ju vendosni se kush është ekipi juaj, kush mund të ulet afër jush dhe kush mund të fle në shtrat me ju. Pra në sport ekipor këtë s’mund ta bësh”, u shpreh Toni Kroos gjatë një interviste me tenistin, Zverev.