75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Toni Kroos: Real Madridi e fiton La Ligan, Barcelona “lufton” për vendin e dytë

Ish-futbollisti, Toni Kroos ka parashikuar sezonin e ri të La Ligas 2024/25.

Kroosi parashikon ish-skuadrën e tij, Real Madridin si kampion të këtij edicioni të ri, shkruan Indeksonline

Nga ana tjetër, ish-mesfushori gjerman thotë se Barcelona dhe Atletico Madrid do të bëjnë “luftë” për pozitën e dytë.

“Pa pikë dyshimi, Real Madridi do ta fitojë La Ligan. Atletico Madridi dhe Barcelona do të luftojnë për pozitën e dytë, kurse Atletico do jetë fitues”, u shpreh Toni Kroosi

Kujtojmë që Toni Kroosi u pensionua nga futbolli menjëherë pas Euron 2024./Indeksonline/