75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 06 Mars 2025 / G T

Toni Kroos rikthehet nga pensionimi

Toni Kroos po rikthehet në fushën e futbollit pas pensionimit që e njoftoi vitin e kaluar.

Ish-lojtari i Real Madridit do të luajë në “Icon League”, një kompeticion i themeluar nga Elias Nerlich, shkruan Indeksonline

Sezoni i dytë i kësaj lige në futboll të vogël nis nga 10 marsi dhe Toni Kroos do jetë pjesëmarrës.

Këtë e bëri të ditur edhe faqja zyrtare e “Icon League” në rrjetet sociale, duke vendosur një foto të Kroosit me një këpucë të bardhë “Adidas” në dorën e tij: “Edhe një valle”.

Ish-mesfushori gjerman nuk dihet se cilën skuadër do ta përfaqësoj./Indeksonline/