Toni Kroos rikthehet sonte në ”Santiago Bernabue”

Muaj më parë, Toni Kroos vendosi të pensionohet nga futbolli, ku ndeshjen e fundit për Real Madridin e zhvilloi ndaj Betisit me 25 maj.
Mesfushori gjerman, në sezonin e fundit e fitoi titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Por pas më shumë se katër muajve, Kroos do të shkel përsëri stadiumin ”Santiago Bernabeu”.
Ai do të jetë i pranishëm si mysafir special në ndeshjen mes Real Madridit dhe Villarealit, e cila nis nga ora 21:00.
“Njerëzit gjithmonë pretendojnë se Real Madridi i fitoi të gjitha ndeshjet 4-0 me mua… kjo është e gabuar, të jesh 100% i drejtë.
Gjërat nuk duken mirë, sigurisht, por as ne nuk i kemi luajtur gjithmonë yjet nga qielli me mua.
Shpesh jemi munduar me mua, nuk mund ta harrosh këtë.”, kishte deklaruar Kroos kur u largua nga Reali./IndeksOnline/