75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

Toni Kroos tregohet i sinqertë, mendon se Leipzigut iu bë e padrejtë: Goli ishte i rregullt

Skuadra e Real Madrid shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj RB Leipzig me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Ekipi gjerman realizoi gol qysh në minutat e para të ndeshjes, me anë të Benjamin Sesko-s, por goli iu anulua nga sistemi VAR për pozitë jashtë-loje, shkruan Indeksonline

Shumë u diskutua ky rast, madje një koment për këtë e ka dhënë edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos.

“Mendoj se referi e quan offside këtë sepse Hendrichs është mbrapa portierit, por Lunin ishte larg topit. Kjo është arsyeja pse, por unë mendoj se goli duhej të qëndronte”, u shpreh Toni Kroos

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe RB Leipzig zhvillohet pas dy javësh në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/