Toni Kroos zbulon mënyrën se si të ndalosh Lionel Messin
Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos mbrëmë zbuloi një mënyrë të re për të ndalur Lionel Messin.
Në 628 ndeshje sa ka luajtur Lionel Messi, të gjithë janë munduar ta ndalin atë në mënyrë të ndryshme, por që në shumicën e rasteve nuk kanë rezultuar të suksesshme, shkruan Indeksonline.
Kroos mbrëmë u mundua që duke ia tërhequr nga fanella e poshtme ta ndal.
Ky moment i ndeshjes është bërë viral në rrjetet sociale./Indeksonline/