Toni: Loriana Kuka befasia e Kampionatit Botëror
Trajneri kosovarë i xhudos është treguar shumë krenarë pasi mbesa e tij, Loriana Kuka e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Toni Kuka tregoi se kjo ka qenë befasi, dhe që ai nuk e kishte pritur që ajo ta fitoj medaljen mirëpo kishte pritur të ishte në top 8, shkruan Indeksonline.
Por Tonit këto pritshmëri i dolën ndryshe pasi që Loriana u tregua fantastike dhe arriti ta fitojë medaljen e bronztë.
Po ashtu trajneri me shumë sukese, tregoi se këto gara po i duken sikur në ëndërr sepse xhudistët e Kosovës arritën t’i fitojnë tri medalje./Indeksonline/.