75 Mall Live Search
07:35 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Tony Bler: Sikur të kishim një koordinim global për Covid do kishim shkurtuar krizën për 3 muaj

Udhëheqësit botërorë mund të kishin shkurtuar kohëzgjatjen e shpërthimit të Covid me tre muaj nëse ata do të kishin bashkëpunuar në vaksinat, testimet dhe ilaçet, ka pohuar Tony Bler ndërsa nisi një raport mbi përgatitjen për pandeminë tjetër vdekjeprurëse, transmeton IndeksOnline.

Ish-kryeministri nxiti Mbretërinë e Bashkuar të marrë drejtimin në zhvillimin e një “infrastrukture të re të sigurisë shëndetësore” që do të sigurojë që vendet të koordinohen më mirë në identifikimin e kërcënimeve të reja në vazhdimësi, si dhe zhvillimin, testimin dhe prodhimin e vaksinave dhe trajtimeve.

“Sikur të kishte pasur një koordinim global një vit më parë, unë mendoj se mund të ishim kursyer të paktën tre muaj nga ky virus,” i tha Bler Guardian në një intervistë.

Raporti, “The New necessary” botuar nga Instituti i tij për Ndryshim Global, argumenton se në të ardhmen, me një koordinim dhe investim të duhur ndërkombëtar, krijimi i një vaksine të re mund të arrihet në më pak se 100 ditë.

“Koha që na është dashur për të identifikuar virusin, për të zhvilluar një vaksinë dhe për ta futur atë në prodhim dhe shpërndarje ka qenë afërsisht, 15 muaj. Dhe rezultati i kësaj ka qenë që bota ka pësuar një ngjarje të madhe ekonomike, katastrofike, si dhe një ngjarje shëndetësore, ”tha ai./IndeksOnline/