TOP 10 aksionet e antidrogës gjatë vitit 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2022 ka zhvilluar shumë aksione në gjithë territorin e vendit, ku ka gjetur dhe konfiskuar me qindra kg substancë narkotike dhe ka shkatërruar grupe kriminale. Këtë vit aksione të shtuara kishte edhe në qytetet veriore të Kosovës.
IndeksOnline ju sjell top 10 aksionet e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik.
Konfiskohen mbi 90 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar
10 shkurt 2022: Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore, në koordinim me prokurorinë, më 09.02.2022, rreth 20:20, ka ndërmarrë një operacion taktik të zhvilluar në fshatin Konushevc-Podujevë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale: ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’.
Hetuesit policorë të përfshirë në operacion, gjatë ndaljes së një veture që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, e njëjta nuk është ndalur, përkundrazi ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë. Me këtë rast një zyrtar ka pësuar lëndime dhe një veturë policore dëme materiale. Policia ka përdorë armët në këtë rast. Nga përdorimi i armëve nuk ka pasur të lënduar.
Vetura e dyshuar me targa gjermane është ndaluar rreth 200-300 metra larg nga vendi i ngjarjes, i dyshuari ka braktisur veturën dhe ka arritur të arratiset. Gjatë kontrollit të veturës në cilësi të provave materiale, policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 91 kg 548 gr.
Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake- Prishtinë, janë kontrolluar dy lokacione: në fshatin Konushefc Podujevë dhe në fshatin Brodosane- Dragash. Është arrestuar një i dyshuar dhe aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Si provë materiale janë sekuestruar edhe: Audi A8 me targa te Gjermanisë, Golf IV me targa te Austrisë, BMË me targa vendore dhe VË Lupo me targa vendore.
Policia në Mitrovicën e Veriut arreston dy të dyshuar dhe konfiskon mbi 26 kg marihuanë
25 shkurt 2022: Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)- Mitrovicë Veri, pas një aktiviteti hetimor, kanë ardhur deri te zbulimi i një lokacioni ku dyshohej se funksiononte një laborator i narkotikëve.
Më 25.02.2022, pas marrjes së një urdhri verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar kontroll në lokacionin e dyshuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë kontrollit, policia ka hasur në laboratorin ku janë gjetur dhe sekuestruar: 26 kilogramë e 216 gramë marihuanë, 355 rrënjë të bimëve të mbjella në saksi si dhe dëshmi të tjera (gypa ventilimi, ventilator, drita ndriçuese, ngrohëse, instrumente për matjen e temperaturës, pesticide si dhe pajise tjera përcjellëse). Vlera e lëndës narkotike të konfiskuar është mbi 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro.
Nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’, janë arrestuar dy të dyshuar: S.R., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe B.B., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me aktvendim nga ai dy të dyshuarit ishin dërguar në mbajtje 48 orë.
Goditet grupi kriminal i cili bashkëvepronte në Shqipëri dhe Kosovë
20 prill 2022: Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në luftën kundër krimit të organizuar dhe të të gjitha llojeve të trafikimit, pas operacionit të djeshëm të realizuar në Mitrovicë Veri ku ishin arrestuar katër (4) persona dhe ishte shkatërrua një laborator për kultivim të drogës, një operacion të ngjashëm e ka realizuar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar po ashtu me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi pesëdhjetë e gjashtë (56 kg) substancave narkotike të llojit marihuanë.
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.
Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.
Bazuar në planet taktike të hetuesve policorë të DHTN-se dhe njësiteve policore, të njejtit kanë reaguar duke i arrestuar të dyshuarit në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar.
Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim:
(56 kg 81 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
(3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),
(7) telefona celular,
(10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtate euro) si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.
Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e grupeve kriminale pa dallim dhe parandalimin e krimit të të gjitha llojeve, në veçanti luftë e pa kompromis do të bëhet ndaj abuzuesve dhe trafikantëve me substanca narkotike.
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar dhe asgjëson mbi 4000 bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa
15 korrik 2022: Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas pranimit të informatave për kultivim të bimëve narkotike në një fshat të komunës së Malishevës, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke aplikuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për identifikim dhe vëzhgim të lokacionit të mbjellur me bimë narkotike.
Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij.
Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar:
Katër (4) fishekë kalibër i panjohur,
Një automjet/kombi me targa vendore,
Preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Poashtu gjatë kontrollimit të terenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad) poashtu të llojit të njëjtë.
Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar dhe asgjëson mbi 4000 bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa
15 korrik 2022: Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas pranimit të informatave për kultivim të bimëve narkotike në një fshat të komunës së Malishevës, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke aplikuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për identifikim dhe vëzhgim të lokacionit të mbjellur me bimë narkotike.
Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij.
Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar:
Katër (4) fishekë kalibër i panjohur,
Një automjet/kombi me targa vendore,
Preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Poashtu gjatë kontrollimit të terenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad) poashtu të llojit të njëjtë.
Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë
9 gusht 2022: Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, sot, më 09.08.2022 ora 12:00, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore.
Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar (monedha serbe).
Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.
Arrestohen dy persona të dyshuar dhe sekuestrohen mbi 18 kg lëndë narkotike
7 shtator 2022: Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit dhe trafikimit me narkotik sot gjatë ditës në rajonin e Gjilanit, pas hetimeve dy javore nën autorizimin e prokurorisë kompetente ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “ VERA 22” i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale” Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike dhe analoge dhe Rrezikimi i trafikut publik”.
Gjatë këtij operacioni policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale.
Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë.
Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim;
18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
2 vetura me targa vendore,
355 euro,
2 telefona,
Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale.
Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit.
Arrestohen shtatë të dyshuar dhe konfiskohen mbi 68 kg marihuanë
28 shtator 2022: Zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, (Njësia Pejë, Gjakovë e Mitrovicë), të përkrahura nga njësi tjera policore, sot më, 28.09.2022, pas hetimeve disamujore dhe pas pranimit të urdhëresës së gjykatës, kanë realizuar kontrolle në dhjetë lokacione nën dyshime për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike. Në të gjitha lokacionet e kontrolluara ka qenë edhe prokurori nga PTh Pejë.
Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).
Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Arrestohen një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 14 kg marihuanë
13 tetor 2022: Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informacion për trafikim të bimëve narkotike, të njëjtin informacion e kanë trajtuar në aspektin policor dhe kanë filluar hetime paraprake për të zbardhur rastin.
Më 13.10.2022, në koordinim me prokurorin kujdestar dhe pasi është pranuar urdhëresa nga gjykatësi i procedurës paraprake, është bërë kontrollimi i një lokacioni në Prishtinë ku dyshohej se mund të gjendej lëndë narkotike.
Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me akt-vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Konfiskohen mbi 19 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar
21 dhjetor 2022: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar. Kështu, pas hetimeve paraprake, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin; A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë e tij dhe sot, më 21.12.2022, pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.