Top 10-shja e PDK-së në listën e kandidatëve për deputet
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt i dytë më i madh është Partia Demokratike në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar top 10-shën e PDK-së në uebfaqen e tyre pasi që janë numëruar mbi 34 për qind e votave të kandidatëve për deputet.
I pari në këtë listë është kryetari i PDK-së Bedri Hamza me 54 mijë e 925 vota, Arian Tahiri me 26 mijë e 25, Përparim Gruda 24 mijë e 456, Uran Ismaili 18 mijë e 830, Sala Jashari si gruaja më e votuar në këtë listë me 17 mijë e 504, Vlora Çitaku 15 mijë e 262, Arben Mustafa 13 mijë e 624, Enver Hoxhaj 12 mijë e 663, Rrahman Rama 9 mijë e 889 dhe Ganimete Musliu me 9 mijë e 692 vota.
Në këtë listë janë katër kandidatë të rijnë për Kuvendin e Kosovës. Bedri Hamza si kryetari i ri i PDK-së, Arian Tahiri i cili më parë nuk kishte kandiduar për deputet dhe Arben Mustafa.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje me koalicion ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23 ulëse, ndërsa LDK-ja 15. Gjashtë ulëse do t’i takojnë AAK-së.

