12:40 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Top 10 shtetet më të lumtura, ja si radhiten

Banorët në Zvicër duhet të ndihen me fat që jetojnë në këtë shtet. Si gjithmonë në raportin e Shteteve më të Lumtura në botë, Zvicra ndodhet në top-10.

Kësaj radhe, për vitin 2019, Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë, derisa vitin e kaluar ishte në vendin e pestë.

Jetesa e mirë, standardi, pagat, arsimimi, shëndetësia, bën që Zvicra të jetë në mesin e vendeve më të lumtura në botë.

Edhe në raport, Finlanda ndodhet në vendin e parë. Finlandezët edhe kësaj radhe kryesojnë, duke pasur një jetë mjaft të mirë dhe pa shumë stres.

Në vendin e dytë ndodhet Danimarka, kurse Norvegjia e treta, kurse pas tyre janë Islanda dhe Holanda.

Në top-10 janë edhe Suedia, Zelanda e Re, Kanada dhe Australia.

Top-10 shtetet më të lumtura (nga 1 në 10)

Finlanda

Danimarka

Norvegjia

Islanda

Holanda

Zvicra

Suedia

Zelanda e Re

Kanada

Australia