75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Top 20 trajnerët më të mirë në histori të Premier Ligës

Të jesh një trajner i Premier Ligës është një nga punët më të vështira në planet.

Teksa paga është e shkëlqyer, presioni që vjen me të është përtej niveleve me të cilat njerëzit normal janë mësuar ta përballojnë.

Një rezultat i dobët i trajnerit të ligës superiore angleze dhe ata janë të “gozhduar” në mediat sociale, në faqen e prapme të çdo gazete dhe duke pyetur vetën nëse do të punësohet në 24 orët e ardhshme.

Por, kur menaxherët kanë sukses në ligën më popullore në botë, ju thjesht duhet t’i duartrokisni ata.

Pep Guardiola i Manchester Cityt ka marrë drejtimin në Angli në një nivel tjetër në vitet e fundit, duke shënuar sezonin e parë në 100 pikë në 2017/18.

Me 114 ndeshje në Ligën Premier, Guardiola ka arritur të fitojë 2.42 pikë për ndeshje, duke humbur vetëm 12 herë në total.

Menaxheri më i afërt i shefit të City-ut është Sir Alex Ferguson me 2.16 pikë për një ndeshje në 810 ndeshjet e tij në krye të Manchester United, shkruan GivemeSport, përcjellë Indeksonline.

Rekordi i Ferguson është padyshim më mbresëlënës se Guardiola, pasi ai arriti të mbajë një formë kaq mbresëlënëse gjatë një periudhe të gjatë kohore.

As Antonio Conte nuk ishte i keq në Chelsea, me një mesatare prej 2.14 pikë për ndeshje.

2.10 pikë për ndeshje të Jose Mourinhos në 305 ndeshje është shumë mbresëlënëse.

Ndërsa top 5-shen e përmbyll Carlo Ancelotti me një mesatare prej 2.07 pikë pë ndeshje duke e lënë prapa Jurgen Klopp me 2.06 pikë për ndeshje./Indeksonline/