75 Mall Live Search
18:24 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Top artistët e njohur që nuk e keni ditur që janë pjesë e komunitetit LGBTQ

Muaji qershor shënohet në botë si ‘Muaji i Krenarisë’ nga komuniteti LGBTQ.

 Brenda këtij komuniteti  ka pasur dhe ka emra të mëdhenj të muzikës që bëjnë pjesë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus në vitin 2015-të në një intervistë e kishte pranuar se i përket komunitetit LGBTQ.

Vokalisti legjendar, Freddie Mercury po ashtu njihej që ishte homoseksual.

Këngëtari legjendar, Sir Elton John ka kohë që ka treguar që është homoseksual. Ai ështëi  marrutar me artistin kanadez, David Furnish.

Pjesë e LGBTQ është edhe këngëtari që ka lën shenja në historinë muzikore, George Michale.

Ricky Martini ka disa vite që e ka pranuar që homoseksual. Edhe Lady Gaga ka treguar se është biseksuale.

Emra tjerë të njohur janë: Fergie, Frank Ocean, Sam Smith, Megan Fox.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora e ka pranuar që ka pasur marrdhënie me femra dhe me meshkuj gjatë jetës së saj. Ky tregim i saj kishte ardhur pas publikimit të këngës “Girls”, ku kishte marrë shumë kritika.

“Unë kam pasur lidhje romantike me vajza dhe meshkuj gjatë jetës sime dhe ky është udhëtimi im personal.”, kishte thënë Rita./Indeksonline/