11:56 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Top Channel pushon nga puna Kelvi Kadillin!

nPas një sezoni mjaft të suksesshëm vitin që lamë pas, në shtator të 2018-ës Pop Culture u rikthye në një sezon të dytë, këtë herë i formatuar.

Dy moderatorët e mëparshmë, Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli erdhën si autorë dhe moderatorë, ndërkohë që patën edhe mbështetjen e dy emrave të rinj.

Pritshmëritë që drejtuesit e Top Channel patën ndaj dy drejtuesve dhe vetë emisionit qenë të mëdhaja, aq sa iu besua një hapësirë kohore me e gjatë sa zakonisht dhe vetëm një ditë në javë, të shtunave.

Mesa duket gjërat nuk paskan ecur siç duhet të paktën për njërin prej moderatorëve, Kelvi Kadilli.

Burime pranë moderatorit kanë treguar për Indeksonline se ky i fundit do të largohet jo vetëm nga Pop Culture, siç tregoi i ftuar i Evi Reçit në Vizion Plus, por do të largohet përfundimisht nga ekrani i Top Channel.

“Do të më shihni të bëj diçka më të bukur. Nuk do ta bëj më Pop Culture!”, – u shpreh Kadilli pak javë më parë, duke na bërë të besojmë se në shtator do ta rishihnim në Top Channel me një program të ri.

Përpos mosmarrveshjeve të herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës me drejtuesit e Top Medias, të njejtat burime kanë treguar se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës së Jonida Maliqit në Pop Culture, në shtator dhe pak javë më parë ka sjellë në vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të institucionit mediatik më të madh në vend, për të pushuar nga puna Kelvi Kadillin.

Nuk bëhet e ditur akoma nëse Kelvi do ta përfundojë sezonin e Pop Culture apo tashmë, programin do ta shohim të drejtuar vetëm nga dy vajzat, Dojna Mema dhe Xhesi Muça.

Ndërkohë, mos u shqetësoni nëse do t’ju marrë malli për Kelvin pasi sezoni i ri që nis në shtator do ta gjejë në Ora Neës.

Burime pranë këtij televizioni kanë treguar për Indeksonline se moderatori dhe televizioni janë në përfundim të nënshkrimit të një marrëveshjeje mes tyre.

Epo, shpresojmë që në shtator ta shohim Kelvin në një program ku të tregojë më së miri atë që di të bëjë më mirë./Indeksonline/