75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Top-destinacioni nga Aeroporti i Prishtinës dhe sa fluturime u realizuan gjatë 3 muajve të kaluar

Të shumta janë fluturimet të cilat bëhen nga Aeroporti i Prishtinës për destinacione të ndryshme.

Kurse përgjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në Aeroportin e Prishtinës janë shërbyer 476 mijë e 156 udhëtarë në total. 224 mijë e 273 dhe 251 mijë e 883 në arritje dhe në nisje.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Aeroportit ‘Adem Jashari’. Përgjatë të njëjtës periudhe tre-mujore të këtij viti në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar 3 mijë e 564 fluturime në nisje dhe arritje në total.

“Në krahasim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar është shënuar rritje prej 14%”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline.

Ndërsa sa i përket top-destinacionit nga Aeroporti i Prishtinës dhe anasjelltas është Zvicra, saktësisht aeroporti i Cyrihu-t.

Zvicra pasohet më pas nga shteti i Gjermanisë, saktësisht me pasagjerët që fluturojnë dhe aterojnë në aeroportin ‘Adem Jashari’.

“Top-destinacioni ynë si në nisje poashtu edhe në arritje është Cyrihu, i pasuar nga ai i Basel-it/Mulhouse e më pas Dusseldorf-I”, thuhet tutje nga AP.

E për t’u njohur me numrin e udhëtarëve si dhe vajtje-ardhjet e viteve të kaluara,mund të klinkoni në këtë link: https://caa.rks-gov.net/category/statistika/ ./Indeksonline/