75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / AR

Top pesë këngët hit të kësaj vere

Edhe këtë verë artistët shqiptarë u kujdesën që të sjellin hite të mëdha. Vëmendja është të çdo publikim i ri që bëhet pa marrë parasysh zhanrin në të cilin vjen.

Në kanalin zyrtar në “Youtube” kanë arritur të marrin miliona klikime si dhe të dëgjohen kudo.

Ne kemi listuar 5 këngë.

Bashkëpunimi i dytë midis ikonës së hip-hopit Ledri Vula me Elvana Gjatën ishte kënga e cila na përcolli kudo këtë sezonë të verës. Kënga është mjaft ritmike dhe ka arritur të renditet ndër të parat edhe në disa shtete të Evropës.

Bashkëpunimi i dytë është ai midis Dafina Zeqirit dhe 2TON. Kjo këngë u pëlqye mjaft nga fansat e dyshes duke qenë senzacion në rrjetet sociale.

Një projekt që “shpërtheu” ishte kënga e Bejtes, i cili pati vrull të madh në platformat online duke marrë klikime të shumta.

Një tjetër duet i cili u bë viral ishte midis Xhensilës, Ardian Bujupit dhe Noizyt.

Edhe Dhurata Dora me Yll Limanin sollën “EP” ku ndër këngët me ritmike ishte “Diskoteka”, që mori komente pozitive nga fansat./Indeksonline/