75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Top skuadra e Premierligës pas Strakoshës, Lazio tregon çmimin

Thomas Strakosha po bënë paraqitje shumë të mira me fanellën e Lazios këtë sezon.

Kjo formë e mirë e portierit shqiptar ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për të, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave italiane, ditë më parë Tottenham ka bërë një ofertë prej 33 milionë euro për Strakoshën.

Presidenti i skuadrës nga kryeqyteti italian thuhet se është duke kërkuar 40 milionë euro për ta lënë të lirë gardianin e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar është thënë se edhe Liverpooli kishte shfaqur interesim për të. /IndeksOnline/