Topalli flet për Indeksonline: Falë Zotit ia arrita, ky gol do t’më jap shumë vetëbesim

Jetmir Topalli ka debutuar me gol në Kupën e Turqisë me skuadrën e tij të re Yeni Malatyaspor.
Ish sulmuesi i Ballkanit u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë kundër Artvin Hopaspor në fitoren 2-0. Pas ndeshjes ai foli për Indeksonline duke thënë se ky gol do t’i jap vetbesim për të vazhduar me sukses.
“Më të vërtetë ishte ndjenjë e papërshkrueshme sepse po punoja maksimalisht çdo ditë në ushtrime. Falë Zotit ia arrita dhe patjetër që ky gol do më jap edhe më shumë vetbesim që të vazhdoj të punojë edhe më fortë në të ardhmen” theksoi Topalli.
Prej se është transferuar në Turqi, Topalli ka luajtur 4 ndeshje me Malatyaspor. Sulmuesi 22 vjeçar, flet për dallimin mes futbollit tonë me atë të Turqisë.
“Dallimi ndërmjet futbollit në Kosovë dhe Turqi është tejet i madh, si në aspektin fizik e sidomos në aspektin taktik. Por kam filluar të ambientohem dhe shpresoj që të vazhdoj kështu pa u ndalë” u shprehë Topalli për Indeksonline.
/Indeksonline/