Topalli humb penalltinë vendimtare, skuadra e tij eliminohet nga kupa

Yeni Malatyaspor është eliminuar nga Kupa e Turqisë pasi është mposhtur nga Galatasaray pas ekzekutimit të penalltive.
Jetmir Topalli humbi penalltinë vendimtare për skuadrën e tij, shkruan Indeksonline.
Ndeshja e rregullt përfundoi pa gola derisa në kohën shtesë të dy skuadrat shënuan nga një gol.
Pas ekzekutimit të penalltive, Galatasaray shënoi shtatë herë duke gabuar një herë derisa Yeni Malatyaspor shënoi gjashtë herë duke humbur dy penallti. /IndeksOnline/
