75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Topalli: Ja sa do të rritet buxheti për vitin 2018

Faton Topalli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës se buxheti i vitit 2018 do të jetë mbi 1.8 miliard euro, apo 104 euro milionë më shumë.

“Rritja prej 104 milionë eurosh duket si rritje e madhe, por në fakt është shumë e vogël. Vitin që vjen, çdo banor do të përfitojë 61 euro në vit, apo 16 centë në ditë. Kjo është e pamjaftueshme për luftimin e varfërisë dhe krijimin e një mirëqenie”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, buxheti i vitit 2018 nuk reflekton ndryshim të politikave ekonomike.

“Pse kundërshtari ynë Serbia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës. Pse nuk ka prodhim”, ka thënë Topalli.

“Nuk ka ndryshime, sepse nuk ka ndryshime të politikave ekonomike. Buxheti që kemi është buxhet i mbijetesës dhe jo i zhvillimit. Ky është buxhet i përsëritur i viteve të kaluara. Isa Mustafa nuk bëri zhvillim të politikave ekonomike, por mbeti imitues i politikave të Hashim Thaçit. Të njëjtën gjë po bën edhe Bedri Hamza tani”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, të hyrat tatimore do të jenë 16 milionë euro më shumë se vitin aktual, dhe ky nuk është sukses për një shtet, derisa të hyrat doganore do të jenë 36 milionë euro më shumë.

Nga ana e tij, Bedri Hamza, mministër i Financave ka thënë se analiza e Topallit është ë pasaktë. Ai ka thënë se buxheti pjsenë më të madhe ia kushton investimeve kapitale dhe parashikon rritje të pagave dhe skemave sociale.

Sipas tij, shumica esegmenteve kanë rritje të buxhetit. Po ashtu, hamza ka thënë se Serbia nuk është partneri kryesor trgetar, por është Bashkimi Evropian.