13:07 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Topalli kritikon edhe opozitën: Më vjen turp që jam deputet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli ka deklaruar se qasja e përgjithshme në raport me bisedimet me Serbinë është qasje qyqare nga njerëzit që i mungon edhe aftësia minimale, por edhe opozita nuk dëshiron të ulet dhe të caktojë vijat e kuqe për dialogun.

Por në gjithë procesin, sipas Topallit, fajin e ka edhe opozita.Sipas tij, opozita po mashtron sepse në Thaçi edhe nëse nënshkruan ndonjë marrëveshje, ajo do të votohet në Kuvend.

Kurse, deputeti Milaim Zeka ka akuzuar Kuvendin dhe Qeverinë për shpenzimet enorme që bëjnë.Ai foli edhe për rezolutën.Ndërkohë, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.