75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Topalli provokon deputeten Deliu-Kodra, gjyqtari ja merr fjalën (Video)

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, pati edhe shkarje të pyetjeve në aspektin personal.

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, fillojë të bëjë pyetje fyese të dëmtuarës dhe dëshmitares Blerta Deliu-Kodra, pyetje të cilat bënë që gjykatësi t’ia ndalojë atij që të vazhdoi më tutje, raporton Indeksonline.

“A keni aktruar ndonjëherë në rolin e të lënduarës nga gazi lotsjellës”, iu drejtua Topalli, dëshmitares Blerta Deliu- Kodra.

Mirëpo, në këtë pyetje gjykatësi ndërhyri duke i thënë se pyetjet provokative e cinike nuk lejohen në gjykatë.

“Në parim kjo, nuk duhej t’i përgjigjej pjekurisë dhe profesionit tan kjo pyetje. Po ju thom edhe jashta institucionit gjyqtar, pyetje e tillë provokative, cinike, nuk lejohen në gjykatë”.

Topalli ia kthen “Cenim është kjo”. Gjykatësi iu përgjigjet “Absulutisht po, të lutëm nëse nuk ke pyetje të tjera ulu. I ndalohet marrja me të tjerët të akuzuarit sepse në rolin e tij bënë pyetje të tilla provokative”.

Topalli duke refuzuar se pse nuk mund të bëjë pyetje tjera e quajti këtë shkelje e të drejtave parlamentare.

Mirëpo, gjykatësi duke i sqaruar rregullat gjyqësore i tha se ndalohet të bëjë pyetje provokative, cinike që lëndojnë dhe fyen personalitetin e dëshmitares.

E Topalli vazhdoj prapë nga ulësja e tij duke e provokuar Blerta Deliu- Kodra.

“Kam respekt për aftësitë e saj të aktrimit”.

Në këto momente, gjykatësi ripërseriti edhe njëherë se nuk duhet shëndrruar ky rast në personale dhe se këto ankesa duhej paraqitshin tjetër rast.

“Ne e kemi thirrë për ngjarje në Kuvend dhe jo për presion ndaj saj”, ka përfunduar gjykatësi.

Kujtojmë që deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli është një ndër të akuzuarit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend./Indeksonline/