Topalli turqit i ‘kalli’, shënon 2 gola për 35 minuta

Jetmir Topalli po vazhdon paraqitjet e shkëlqyeshme në Turqi me Yeni Malatyaspor.
22 vjeçari shënoi dy gola në brenda 35 minutave kundër Hekimoglu Trabzon në kuadër të Kupës së Turqisë.
Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë 2-0 të Yeni Malatyaspor.
Për ish sulmuesin e Ballkanit, ky ishte goli i 3-të në 3 ndeshje të zhvilluara në Kupë.
Ndërsa në Superligën e Turqisë ka pasur pak hapësirë vetëm 56 minuta lojë, duke shënuar 1 gol.
/Indeksonline/