10:08 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

“Topat e vdekur”, Marcus Rashford ka një teknikë gjeniale në goditjen e topit

Teknika e goditjes së Marcus Rashford duket të jetë diçka ndryshe nga të tjerët.

Ylli 21-vjeçar i Manchester United e ka adoptuar si strategji të ngjashme me teknikën e famshme nga Cristiano Ronaldo, por “Squawka” kanë vënë në dukje se Rashford e ka çuar në një tjetër nivel.

Duke mbi-zgjatur gjurin e tij dhe duke goditur me një këmbë plotësisht të rrafshët, ai është në gjendje të lëshoj një ‘goditje 100%’, e cila e çon topin luhatur dhe në horizont, e që për portierët është mjaft e vështirë për t’u trajtuar.

Thjesht pyesni Gianluigi Buffonin, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. 41-vjeçari është normalisht i qëndrueshëm, por nuk mundi t’a kontrolloj atë në ndeshjën ndaj United, shkruan IndeksOnline.

Lëvizja e fortë e topit e hutoi portierin italian i cili lëshoi topin drejt rrugës së Lukakut, e që në fund rezultoi me gol.

Photo: Getty Images

Imazhet e kapura nga afër tregojnë Rashford duke përdorur të njejtën goditje, në kohën shtesë kur ai mori përsipër ekzekutimin e penaltisë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Rio Ferdinand komentoi këtë gjë, duke se thënë se e ka parë Rashfordin duke praktikuar pafund këtë teknikë gjatë trajnimeve.

“Ai e bën topin të lëvizë mrekullisht dhe kjo e bën pothuajse të pamundur për çdo portier në planet për të bërë një pritje të pastër. Janë topa të vdekur”, deklaroi Ferdinand.

Rashford një goditje të tillë kishte bërë edhe në një miqësore kundër Kosta Rikës përpara Kupës së Botës. /IndeksOnline/