Topi i Artë dhurohet nga duart e Drogbas
Pas ndarjes së rrugëve midis “France Football” dhe FIFA, Topi i Artë më nuk e ka lakminë e mëparshme.
Megjithatë, ai do të ndahet edhe sivjet nga gazeta e famshme franceze.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi që do të zhvillohet më 2 dhjetor, ndërsa do ta drejtojë legjenda e Chelseas, Didier Drogba.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk arriti asnjëherë ta fitonte vetë, por të paktën këtë vit do të kalojë nga duart e tij.
Van Dijk, Messi dhe Ronaldo mbeten pretendentët kryesorë për këtë çmim edhe sivjet. /IndeksOnline/
