13:17 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Ribery: Topi i Artë i vitit 2013 ishte i manipuluar (Video)

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë në vitin 2013 pasi e kualifikoi Portugalinë në Kupën E botës në Brazil me një hetrik kundër Suedisë.

Në finale portugezi mposhti Lionel Messin dhe Franck Riberyn i cili fitoi gjithçka me Bayernin.

Sulmuesi francez e quan këtë si një manipulim, pasi ai e meritonte këtë titull.

“Më vodhën topin nga dora . Është e pakuptueshme. Kam fituar të gjitha trofetë e mundshme, nuk mund të kisha bërë më shumë. Ishte një padrejtësi “, tha ylli i Bajernit të Mynihut, i cili gjithashtu tregoi pakënaqësinë e tij ndaj Francës, vendit të tij, për të cilën ai nuk ndihej i mbështetur.

“Nuk kisha vendin tim pas meje. E pashë atë me sytë e mi si francezët thanë se Cristiano Ronaldo duhej të fitonte. A dëshiron portugezi që Messi ose unë të fitoj? Natyrisht jo,” tha Ribery për Canal Football Club. /IndeksOnline/

Temat: