“Topi i artë” në Shqipëri, nominohet Baton Zabërgja
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja është nominuar për “Topin e artë” në Shqipëri për vitin 2025.
Zabërgja kishte një vit të jashtëzakonshëm me Dinamo Cityn, në Superiore dhe në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline
FSHF-ja ka publikuar katër emrat që janë në garë për këtë çmim dhe përveç Zabërgjës janë edhe lojtarët, si: Bekim Balaj (Vllaznia e Shkodrës), Dejvi Bregu (Dinamo City) dhe Mario Dajsinani (Egnatia).
Kujtojmë se “Zabi” tani luan te skuadra ukarainase, Metalist 1925./Indeksonline/

