“Topi i Artë” për Messin, Muller paralajmëron hakmarrje ndaj Barcelonës!

Thomas Muller ka paralajmëruar hakmarrje ndaj Barcelonës pasi Lewandowskit nuk iu dha Topi i Artë.
Ylli gjerman ka thënë se zhgënjimi në ceremoninë e të hënës do e motivoj Bayernin dhe kjo do të ndodhë që nga ndeshja me Barcelonën.
“Ajo që ndodhi në ceremoninë e Ballon d’Or ishte zhgënjyese. Ngjashëm me Riberyn në vitin 2013. Por kjo na jep më shumë motiv për të fituar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni dhe për t’i treguar botës se çfarë është në gjendje të bëjë futbolli gjerman. Dhe këtë do ta dëshmojmë duke filluar nga ndeshja jonë e ardhshme kundër Barcelonës” ka thënë Muller./Indeksonline/