09:11 / E Diele, 31 Tetor 2021 / OSH

Topi u gjuajt nga mbi 60 m largësi, shënohet supergoli i vitit (Video)

A është ky goli i vitit? Topi u quajt nga 60 metra distancë dhe hyri në portë. Kjo është ajo që ndodhi në kampionatin francez.

Në sfidën Metz – St.Etienne nuk pati fitues edhe pse të dyja skuadrave u duheshin 3 pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e ‘9, por pas 7 minutave erdhi goli i barazimit nga Khazri për St. Etienne dhe është një gol i “çmendur”.

Lojtari shikon që kishte dalë portieri i Metz dhe lëshon një gjuajtje nga 60 metra që shkon në portë. A është ky goli i vitit? Hidhini një sy.