75 Mall Live Search
21:42 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Topin mirë nuk e pranon, Januzaj keq e pëson!

Lojtari shqiptar i Real Sociedad Adnan Januzaj përmes një videoje të postuar ka treguar pasojat e mos ndaljes si duhet të topit.

Një moment i sikletshëm në stërvitje i ka ndodhur Januzajt, transmeton Indeksonline.

Deri sa po pranonte një top, ai nuk e ndalon si duhet dhe topi e godet në vend të ndjeshëm.

Ky moment është pritur me të qeshura nga ndjekësit e futbollistit.

Januzaj këtë sezon ka pasur shumë probleme me lendime./Indeksonline/