75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 30 Prill 2023 / C E

“Torcida” krijon atmosferë të zjarrtë në “Minatori”, pasi Trepça kaloi në finale

Trepça e siguroi këtë të diel kalimin për në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale, e zhvilluar në kryeqytet, përfundoi me shifrat 74:77.

Mitrovicasit e ndoqën këtë ndeshje nga palestra sportive “Minatori”.

Si çdoherë, edhe sonte aty për atmosferën u përkujdesen “Torcida”.