75 Mall Live Search
18:39 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Torcida thumbon Forcën “Erdhën si patate, u kthyen si qipsa”

Vazhdojnë raportet e acaruara mes dy tifo-grupeve të tifo-skenës vendore, Torcidës së Mitrovicës dhe Forcës së Vushtrrisë.

Pas disa postimeve të vushtrriasve për ndeshjen Trepça-Vushtrria, e zhvilluar të shtunën në “Adem Jashari” në Mitrovicë, tani kanë reaguar edhe “Xehetarët”.

Ata i kanë quajtur “sprintera” vushtrriasit, duke aluduar se bardhekaltërit i ikën konfrontimit eventual.

Anëtarët e grupit janë tallur me anë të një fotoje në rrjetet sociale me Forcën.

Duket se “konfrontimi” mes tyre do të mbyllet këtë sezon, pasi Vushtrria po shkon drejt Superligës, ndërsa Trepça duket se do të mbetet aty ku ka qenë prej vitesh – në Ligën e Parë. /Indeksonline/