08:04 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Toreadori i fshin lotët demit para se ta vrasë

Një teorador spanjoll i fshiu lotët nga sytë një demi para se ta vriste. Veprimi përpara kafshës së plagosur ngjalli shumë reagime pasi një pjesë e quajti gjestin e matadorit si një shenjë respekti e shumë të tjerë si dashakeq.

Morante de la Puebla, mori pjesë në festivalin e ndeshjes me dema në arenën Real Maestranza në qytetin e Sevijes, kur ndodhi incidenti.

39-vjeçari shihet duke nxjerrë një shami me dorën e tij të zhytur në gjak për të pastruar demin që po vdes.

Kafsha shihet me katër “banderillë” të ngulura në shpinën e kafshës përpara se të ndodhë akti përfundimtar i vdekjes.

Skeda e momentit është ndarë në Twitter dhe është parë 2.3 milion herë.

Tifozët e ndeshjeve me dema e konsideruan gjestin si shenjë respekti për kafshën – por komentuesit në mediat sociale dhe grupet e të drejtave të kafshëve e kanë goditur incidentin.