75 Mall Live Search
17:11 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / Gj. Sh

Torino gjen zëvendësuesin e Bremer

Mbrojtësi Glesison Bremer, do të jetë futbollisti i ri i skuadrës së Juventusit.

Braziliani në mesnatë ka mbërritur në aeroportin e Torinos, ndërsa sot janë paralajmëruar edhe testet mjekësore, shkruan Indeksonline.

Por si duket Torino ka gjetur zëvendësuesin e Bremer, e ai është belgu Jason Denayer.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi italian ka arritur marrëveshje me futbollistin belg.

Denayer do të transferohet si futbollistë i lirë dhe do të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare.

Testet mjekësore pritet të kryhen gjatë javës.

Belgu do të jetë zëvendësues i Bremer i cili u largua nga Torino, për t’iu bashkuar Juventursit për 47 milionë euro./Indeksonline/