75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 13 Mars 2022 / C E

​Torino-Inter, zikaltërit i pret punë e vështirë në pjesën e dytë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Torinos dhe Interi, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie-A.

Janë vendasit ata që kanë shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj kampionëve në fuqi.

I kërkuari nga Interi, qendërmbrojtësi Bremer realizoi për Torinon në minutën e 12’ të ndeshjes kurse asistues ishte Pobega.

Interi do ta kërkojë përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë pasi një humbje eventuale do të ishte goditje e madhe në luftën për titullin e kampionit.