75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Torino me ofertë të minutave të fundit për yllin e Milanit

Skuadra italiane AC Milan po e konsideron shitjen në kushte të caktuara të Hakan Calhanoglu-t me një çmim jo më pak se 20 milionë euro.

Skuadra e Torinos, nga ana tjetër, ka shfaqur interesim për lojtarin siç tregojnë mediat italiane, prandaj një ofertë e minutës së fundit nga Torino nuk duhet të përjashtohet nga kuqezinjtë.

Calhanoglu ishte transferuar te Milani në verën e vitit 2017 dhe ka shënuar gjithsej 12 gola në 92 paraqitje./Indeksonline/