75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / C E

Torino mposht Sampdorian me Vojvodën protagonist

Mërgim Vojvoda ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen e Serie-A ndërmjet Sampdorias dhe Torinos.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat minimal 2-1, një fitore shumë e vlefshme për Torinon që po lufton për një vend që dërgon ën Logën e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi nga Kosova Mërgim Vojvoda asistoi te goli i barazimit për Torinon që solli golin e Singos në minutën e 27’ pasi paraprakisht Sampdoria kishte kaluar në avantazh me golin e Caputos në minutën e 18’.

Golin e fitores për gjenovianët e realizoi Praet në minutën e 67’.

Torino është në vendin e nëntë me 31 pikë, kurse Sampdiria në vendin e 15-të me 20 pikë.