75 Mall Live Search
15:41 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Torino pas futbollistit të kombëtares së Kosovës

Skuadra nga Serie A po vazhdojnë interesimin për Mërgim Vojvodën.

Mbrojtësi i Kosovës ka bërë një edicion fantastik në elitën e futbollit në Belgjikë,.

Së fundi në garë për të është shtuar edhe skuadra e Torinos.

Sipas Tuttosport, “Granata” kanë shënjestruar Mergim Vojvoda, mbrojtësin e skuadrës së Standard Liege.

Menaxheri i mbrojtësit kosovar, Ardian Aliaj para disa javësh ka potencuar që për lojtarin ka shprehur interesim një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës në Serie A.