08:35 / E Diele, 02 Prill 2023 / Gj. Sh

Tornadot në SHBA, numri i të vdekurve rritet pasi stuhitë ekstreme i prekin disa shtete

Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga tornadot që kanë prekur shumë qytete në perëndim dhe jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpi të shumta janë shkatërruar dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji pasi stuhitë shkaktuan dëme shkatërruese në disa shtete.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Shtetet si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë viktima si rezultat i motit.

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi të premten këtë zonë për të shprehur ngushëllimet e tij.

Tornadoja e Misisipit kaloi 94 km dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta, një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore që një stuhi të qëndrojë, shkruan BBC.