08:33 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Toronto fiton sfidën e kreut ndaj Boston, Lakers mundin Spurs në shtesë

Skuadra kanadeze e Torontos ka konsoliduar pozitat e saj në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 96-78 ndaj Boston, përballja mes dy ekipeve më të mira në këtë kah të NBA-së. Një lojë e dobët e ekipit të Celtics, ku Morris realizoi 21 pikë, të pamjaftueshme për të evituar humbje, ndërsa për Toronton u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 44 pikë, duke i dhënë fitoren ekipit kanadez.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Lakers, që mundi 122-112 San Antonio, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fundKuzma me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërsa për Spurs u dalluan Aldridge me 28 pikë e Murray me 23, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i Philadelphia, që mundi 115-108 detroit në fushën e këtij të fundit, ndeshje e dominuar nga skuadra mike, që konsolidon pozitat në vendin e katërt në Lindje. Më i miri në fushë ishte Reddick me 25 pikë. Miami, falë 69 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 115-86 Atlantën jashtë fushe dhe siguron një vend në play off në Lindje.

Fiton ekipi i Orlandos, që mundi 105-100 Dallas, dy ekipe që janë eliminuar nga gara për titull, sfidë ku për vendasit u dallua Gordon me 20 pikë. Skuadra e New Orleans mund 123-95 Memphis, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendës, ku diferencën e bënë Moore me 30 pikë, Davis me 28 e Mirotic me 25 pikë.

REZULTATET E SOTME

Detroit – Philadelphia, 108-115

Orlando – Dallas, 105-100

Atlanta – Miami, 86-115

New Orleans – Memphis, 123-95

Toronto – Boston, 96-78

Lakers – San Antonio, 122-112

Temat: