75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 04 Shtator 2020 / C E

Toronto mposht Boston në sekondën e fundit, Clippers marshojnë me Leonard

Një gjuajtje e saktë nga distanca në sekondën e fundit nga ana e Anunoby (12 pikë e 10 rebound) i dha fitoren skuadrës së Toronto, që mundi 104-103 Boston, duke rihapur garën për në finalet e Konferencës së Lindjes.

Skuadra e Celtics po shijonte fitoren, por ndodhi surpriza në sekondën e fundit, me kanadezët që fitojnë gjysmëfinalen e tretë (Boston udhëheq 2-1 me ndeshje).

Lowry me 31 pikë e VanVleet me 25 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të ekipit kanadez, kampion në fuqi në NBA. Për Bosotn u dallua Walker me 29 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim nisin ndeshjet e para gjysmëfinale, me Clippers që fitojnë 120-97 ndaj Denver. Sfidë e komanduar nga skuadra e Clippers, që në pjesën e dytë u shkëput falë 29 pikëve të Leonard, më i miri në fushë. Te Denver mungoi lojtari-lider.

Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off

Milwaukee – Miami, (0-2)

Boston – Toronto, 103-104 (2-1)

Konferenca e Perëndimit, – Gjysmëfinale play off

Clippers – Denver, 120-97 (1-0)

Lakers – Houston,