Toronto mposht Bostonin pas dy kohëve shtesë, Clippersi u afrohet finaleve

Ekipi i Clippersut u afrohet finaleve të play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 96-85 ndaj Denverit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve midis tyre.
Fitore e merituar e Clippersit, që e dominoi ndeshjen që në start, duke treguar epërsi në fushë.
Leonardi me 30 pikë e 11 reboundë ishte shënuesi më i mirë për Clippersin, ndërsa për Denverin u dallua Jokiqi me 26 pikë e 11 reboundë.
Ekuilibër i plotë në Lindje, ku barazohet në 3-3 seria e ndeshjeve gjysmëfinale midis Bostonit dhe Torontos.
Skuadra kanadeze fitoi 125-122 ndaj Celticsit pas dy kohëve shtesë, në një sfidë me shumë emocione.
Kyle Lowry realizoi 33 pikë për Toronton, duke qenë lider për kanadezët, mbështetur edhe nga Powelli me 23 pikë e VanVleeti me 21. Për Bostonin, Browni e Tatumi realizuan 60 pikë së bashku.
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off
Milwaukee – Miami, (1-4)
Boston – Toronto, 122-125 (3-3)
Konferenca e Perwndimit, – Gjysmëfinale play off
Clippers – Denver, 96-85 (3-1)
Lakers – Houston, (2-1)