Toronto Raptors fiton vetëm pas shtesave
Toronto Raptors ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjen e tretë finale të Konferencës së Lindjes në NBA.
Ata mposhtën Milwaukee Bucks me rezultat 118-112 vetëm pas shtesave, shkruan Indeksonline.
Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 96-96 derisa në vazhdime Raptors u treguan më të saktë.
Më i miri në ndeshje ishte Leonard Kahëi me 36 pikë dhe pesë asistime i ndjekur nga Pascal Siakam me 25 pikë e një asistim.
Te mysafirët më efikasi ishte George Hill me 24 pikë e dy asistime. /IndeksOnline/