Torreira: Askush nga Milani nuk më ka kontaktuar
Gjatë ditëve të fundit është përmendur në media se Milani është duke tentuar të nënshkruaj me mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira.
Mirëpo 23 vjeçari në një konferencë për media para ndeshjes së Kupës së Amerikës kundër Perusë ka mohuar të ketë kontakte me italianët.
“Jam trajnuar normalisht, ndihem më mirë. Pak nga pak unë jam duke rikuperuar gjendjen time fizike, kam humbur tre kilogramë. Unë mendoj se do të shkoj në lojë në një mënyrë shumë të mirë. Nuk kam njohuri për interesin e Milanit, askush nuk më ka thirrur. Jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit“, ka thënë uruguaiani.
E ardhmja e tij do të dihet përfundimisht pas përfundimit të Kupës së Amerikës. /IndeksOnline/