75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Torreira huazohet tek Fiorentina

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, i është bashkuar ekipit të Fiorentinas në formë huazimi, shkruan Goal, transmeton Indeksonline.

Uruguajani iu bashkua me shumë bujë ekipit të Gunners, por nuk pati ndonjë impakt në lojën e tyre, duke u huazuar tek Atletico Madrid, por pa lënë gjurmë as aty.

Tani, Torreira kthehet në Serie A aty ku ai shëndriti në Sampdoria para transferimit tek Arsenali.