10:20 / E Martë, 09 Gusht 2022 / A. M.

Torreira largohet përfundimisht nga Arsenali

Mesfushori Lucas Torreira është larguar nga Arsenali, për t’iu bashkuar klubit të Galatasaray më një marrëveshje të përhershme.

Reprezentuesi i Uruguait, i kaloy dy sezonet e fundit në huazim tek Atletico Madrid, transmeton IndeksOnline

26- vjecari bëri 89 paraqitje për ekipin e Arsenalit.

“Të gjithë në Arsenal falënderojnë Lucas për kontributin e tij gjatë kohës së tij me ne”, thuhet në një deklaratë në rrjetet sociale të ekipit të Arsenalit./IndeksOnline/