17:55 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Torreira shënon golin e javës, +3 pikë për shqiptarët e Arsenalit

Arsenal ka mposhtur Huddersfieldin me rezultat 1-0, kështu duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve. Kjo është ndeshja e 21-të pa humbje për “gunners”.

Skuadra e Unai Emery ishte më e i mirë që nga fillimi i ndeshjës, por e kishin shumë të vështirë të gjenin golin në mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve.

Goli i vetëm dhe i fitores në këtë takim u shënua në minutën e 83-të. Pas një asistimi të Abuameyang, shtatëshkurtëri Torreira shënoi një gol fantastik me roveshatë.

Me këtë fitore Arsenal momentalisht gjindet në vendin e tretë me 34 pikë. /IndeksOnline/