75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Torres: SHBA duhet të jetë me Kosovën

Senatori amerikan, Ritchie Torres përmes një postimi në Twitter ka reaguar rreth zhvillimeve në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm.

Torres ka thënë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe.

Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?

SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, ka shkruar Torres në Twitter.