75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / P M

Tortë dhe verë, Rama feston hapjen e grupkapitujve në Bruksel

Pas hapjes së grupkapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama surprizoi komisioneren Marta Kos dhe ministren e Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, me një festë simbolike në Bruksel.

Në fund të fjalimeve, ata festuan me një tortë me numrin 6, që përfaqëson hapjen e 6 grupkapitujve.

Duke shprehur mirënjohje, Rama dhuroi dy zyrtareve të larta të BE-së nga një shishe verë autentike shqiptare, me skicat e realizuara prej tij.

Kryeministri u shpreh se do të ishte e padrejtë të frynte qiririn pa i përfshirë në këtë festë të veçantë.

Marta Kos u shpreh se: “Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë  dhe populli juaj të jetë i lirë në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni. Duhet të festojmë. 6 grup kapituj të hapur, është diçka për tu kremtuar, urime Shqipëri”, tha ajo.

“Kur vjen puna për grup kapitujt, mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot”, tha kryeministri Edi Rama.