Totaj ankohet se Qeveria nuk po i kthen përgjigje, tregon një rast me Hajrulla Çekun (Video)

Ndërtimi i tunelit që lidh Prizrenin dhe Tetovën, nuk është kopetencë e Komunës së Prizrenit.
I pari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpeh gatishmëri që t’i ofrojë ndihmë Qeverisë për këtë projekt i cili sipas tij do të bënte shumë më të rëndësishëm qytetin. Mirëpo ky është projekt që kushton miliona euro dhe komuna nuk ka kapacitete financiare.
”Aq sa ka nevojë Qeveria për ndihmën tonë dhe aq sa kemi mundësi ne jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe pse kap shifrën miliona euro dhe nuk kemi kapacitete financiare”, tha Totaj.
Ai po ashtu tha se projekti i ndërtimit të teleferikut të Kalaja e Prizrenit parashihet të jetësohet deri në fund të vitit të ardhshëm.
Në bazë të parallogarive ky projekt do të kushtoj diku 5 deri në 6 milionë euro.
Totaj në një intervistë për ”Indeksonline” ka treguar edhe për raportet që i ka me digasterët e Qeverisë e posaçërisht ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun.
“Ka hapësirë të madhe për përmirësim të komunikimit, shembull i mirë është bashkëpunimi që e kemi me zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishi, kurse ministritë tjera lënë shumë për të dëshiruar”, është shprehur Totaj.
Me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, Totaj thotë se disa herë ka kërkuar takim pasi ai është nga i njejti qytet, por nuk ka gjetur bashkëpunim.
“Është për keqardhje, që nuk është përgjigj në asnjë e-mail, le që nuk ka pranu takim po as nuk është përgjigjur fare. Është një ministri ku kishim mund me bërë projekte shumë më të mira në qoftë se bashkëpunojmë”, tha Totaj.
Totaj nuk ka dashur të komentojë opozitën për mënyrën e opozitarizmit, duke iu lënë këtë punë deputetëve.
“Unë nuk kam pozitë të rëndësishme në parti dhe nuk mund të komentojë, le të mbetet kompetencë e deputetëve të komentojnë”, tha Totaj.
Ai ka fol edhe për ligjin për Tatimin në Pronë ku shpreson që Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të komunave.
Përndryhse dëmi i të gjitha komunave bashkë do të jetë diku 30 milionë euro. Ndërsa vetëm për Prizrenin dëmi përllogaritet të jetë 3 milionë euro./Indeksonline/